Filmi që mund ta fusë Gulianin në probleme, avokati i Trump kapet mat në dhomën e hotelit me “gazetaren”

22/10/2020 - 12:05

Rudy Giuliani ka qenë protagonist i një prej skenave më të sikletshme të filmit të ri “Borat” të aktorit Sacha Baron Cohen.

“The Guardian” publikon se Giuliani është intervistuar në film nga “vajza” e Boratit, Tutar, e cila i është prezantuar si gazetare. Më pas, ajo e ka çuar avokatin e Donald Trump në një dhomë hoteli, ku Giuliani shihet duke u shtrirë në krevat dhe duke futur dorën poshtë pantallonave.

Në këtë moment, hyn në dhomë personazhi Borat duke bërtitur: “Ajo është 15 vjeç, është shumë e vjetër për ty”. Giuliani është shprehur më parë për këtë incident se ka njoftuar policinë.

“Hyri dikush i çmendur në dhomë, me një kostum rozë si transgjinor. Nuk e njoha që ishte Cohen dhe njoftova policinë kur ai u largua me shpejtësi. Më pas, kur e kuptova që ishte aktori i njohur, u ndjeva mirë me veten që nuk ma punoi siç ka bërë me shumë njerëz të tjerë”, thonte Giuliani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ushqimi më i kërkuar në botë në “Google” është pica.

Një grua 57-vjeçare luajti një lotari duke ndjekur numrat që burri i ka ëndërruar rreth 20 vjet më parë.

Klitoni dhe Hairi janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare për të zgjidhur një çështje që i mundon për rreth 7

Megjithëse mot i keq me fortunal, kushtet atmosferike nuk i pengojnë aspak amatorët e sërfit të gjejnë mundësinë të kënaqin shijet e tyre

Nëse mbretëresha Elizabeth është ende në izolim paraprak në kalanë Windsor, së bashku me bashkëshortin Philip, u takoi Kate Middleton dhe

Gazetari dhe moderatori Eno Popi i ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Bëhet me dijë se gazetari është në karantinuar në shtëpinë e tij.

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka marrë sërish vëmendjen e të gjithëve.

Një 74 vjeçar i infektuar me COVID-19 nga Britania e Madhe është shëruar pas 306 ditësh qëndrim në spital.

Një burrë islandez i është nënshtruar transplantimit të parë në botë të krahëve dhe të shpatullave, dy dekada pas aksidentit që i kushtoi

Ndërsa vetëm mushkonjat femra ushqehen me gjak njerëzor, si meshkujt ashtu edhe femrat mund të prodhojnë atë tingull gumëzhitës të bezdis