Fitoi lotarinë dhe u bë milionere, por... i bëri “rrush e kumbulla”

18/08/2018 - 17:15

   Fati mund të tregohet bujar me dikë, por jo të gjithë dinë ta vlerësojnë. Callie Rogers ishte vetëm 16 vjeç në qershor 2003 kur fitoi lotarinë britanike. Jo pak, por plot 1 milion e 875 mijë sterlina! 15 vjet më pas ajo ka humbur gjithçka, pasi i bëri rrush e kumbulla me drogë, makina e rritje gjoksi.

Tashmë 31-vjeçare, keqardhja më e madhe që ndjen Callie është se nuk ka para për kurimin e djalit të saj të vogël, Blake, 6 vjeç, i cili është i paaftë fizikisht, nuk mund të ecë pa u ndihmuar, nuk mund të flasë e madje as nuk arrin të gëlltitet siç duhet për shkak të një çrregullimi cerebral.

Me shumë mundësi ai do të ketë nevojë për kujdesje gjatë gjithë jetës së tij. Callie e di që gjërat mund të kishin qenë ndryshe dhe rruga për të birin mund të kishte qenë disi më e lehtë nëse ajo do të ishte treguar më e zgjuar me paratë.

“Pjesën më të madhe të kohës nuk më bëhet vonë për paratë”, thotë. “Por keqardhja ime më e madhe është që nuk kam para për Blake. Atij i pëlqejnë stimulimet me sensorë. Sikur t’i kisha paratë, do t’i jepja dhomën më të madhe me sensorë të mundshme”.

Pa dyshim që do të kishte qenë në gjendje t’ia blinte, pasi 15 vjet më parë u bë fituesja më e re e lotarisë milionere britanike. Të gjithë menduan se ajo ia hodhi jetës njëherë e mirë, por nuk ishte e thënë. Në më pak se një dekadë para avulluan.

Pushime, shtëpi – një për mamanë, një për gjyshërit, disa për vete – dhe rritja e gjoksit. Edhe makina të shpejta, disa të blera për të dashurit që nuk qëndronin as sa t’i ikte era e makinës së re. Pastaj droga, ndonëse këmbëngul se nuk ka harxhuar 250 mijë sterlina për të, siç thonë.

“Është qesharake”, thotë. Gjithçka që ka mbetur nga gjithë ato parà është shtëpia e gjyshërve, e cila do të jetë e saj pas vdekjes së tyre. “Kjo do të thotë se nuk kam humbur gjithçka. Të paktën do të mbetet diçka për fëmijët e mi”, thotë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moderatori dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi gjithmonë poston video dhe momente për të qeshur nga përditshmëria e tij.

Një foshnjë 12 ditëshe ka vdekur pasi u rrëmbye nga prehëri i nënës së tij nga një majmun në shtetin indian të Uttar Pradesh.

Nuk janë të përjashtuara rastet kur shkojmë në palestër të trukuara.

Çdo 60 sekonda në botë dërgohet 29 milion mesazhe në WhatsApp dhe 156 milion emaile, 243 mijë foto postohen në Facebook dhe 65 mijë foto

Një diamant rozë 18.96 karat është shitur me një shifër rekord, prej 50 milion franga zvicerane (rreth 44.3 milion euro) nga shtëpia e an

Që kur Hilary Duff dhe i dashuri i saj Matthew Koma mirëpritën në jetë vajzën e tyre më 25 tetor, ne kemi qenë me fat, sepse kemi parë di

Gruaja e El Chapos, Emma Coronel Aispuro, u paraqit në gjykatën e Bruklinit, për të ndjekur seancën e të shoqit, dhe bëri që të kthehen j

Një nga studiot e arkitekturës më të famshme në botë njoftuan se do të angazhohen me një projekt shumë të madh në kryeqytetin rus.

Sezoni i tetë dhe i fundit i serialit 'Game of Thrones' është padyshim sezoni më i pritur i ndonjë seriali gjatë të gjitha kohëve.

Nëse premtimet e martesës do të ishin më praktike, çiftet do t’i kërkonin njëri-tjetrit të hiqnin dorë nga zakonet e mërzitshme që kanë.