Irma Libohova tregon mrekullinë që i ndodhi tri ditë pas humbjes së bashkëshortit

21/11/2018 - 20:19

 

50 vitet në skenë, me një repertor të gjerë e të larmishëm, me hite pa kohë e me këngë që i këndon me të njëjtin emocion i madh e i vogël, nuk e kanë ndryshuar Irma Libohovën, përkundrazi. 

Këngëtarja e njohur e skenës mbetet një prej artistëve që i ka ndërprerë marrëdhëniet me kohën, jo vetëm sepse i ka qëndruar besnike profilit të saj, por sidomos sepse këngët ia ka dedikuar një publiku që dashuron muzikën e mirë, tekstin poetik mbi pentagram, si edhe mesazhin që përcjell arti i saj.

Këtë pasdite, Irma Libohova ishte e ftuar te “Rudina” për të rrëfyer disa prej projekteve të saj të fundit, angazhimet artistike, por ndau me publikun edhe disa copëza nga jeta private, për të cilat flet shumë rrallë.
Rreth një vit e gjysmë më parë, bashkëshorti i Irmës u nda nga jeta, por këngëtarja vendosi të ngjitet në skenë vetëm pak ditë pas ndarjes së tij. Amaneti i tij që ajo ta vazhdojë rrugën e saj e bëri edhe më të fortë… Sepse kishte një qëllim për të përmbushur e për ta çuar deri në fund.

Kishin kaluar vetëm tri ditë kur Besniku u nda nga jeta dhe Irma mësoi një lajm tjetër të bukur. Një jetë sapo kishte ikur, por një tjetër do të vinte. I biri i dha lajmin se do të bëhej gjyshe dhe, pikërisht në atë kohë, nuk mund të kishte ndjesi më të ëmbël, megjithëse e shoqëruar me keqardhjen që bashkëshorti nuk e mësoi dot: “Të gjithë më kishin thënë që është një ndjenjë shumë e mirë, është kështu, është ashtu, por kur e provon vetë, është tjetër gjë, është e mrekullueshme, e papërshkrueshme”, – thotë Irma për ndjesinë e gjyshes, të cilën e shijon shumë, edhe pse nuk kalon aq kohë sa do të donte me mbesën e vogël.

Lule është emri me të cilin është pagëzuar mbesa e vogël dhe për këtë zgjedhje Irma tha se ishte dëshirë e të gjithëve: “Ishte një emër i harruar. Ne donim një emër shqiptar. Emri përfaqëson identitetin tënd”, – shton më tej këngëtarja.
Nëse mund të quhet peng ai i mungesës së një vajze, tani Irma thotë se ndihet e plotësuar, pa pengje dhe aspak e vetmuar: “E kam thënë edhe herë tjetër, jam vetëm, por jo e vetmuar”, – përsërit ajo duke i mbajtur lotët me zor.  
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të kujdesesh për lëkurën është një terapi më vete, por ndonjëherë kërkon shumë kohë.

Për të shkuar deri në Mars do të duhet gjysmë milioni dollarë.

Shkrimtari Josh Barry ka pësuar paralizë celebrale dhe ka kaluar nëntë vitet e fundit duke shkruajtur një libër autobiografi me hundë.

Sinqeriteti është një vlerë që vlerësohet gjithnjë e më shumë nga shoqëria.

Një pilot me gati 20 vjet eksperiencë fluturimi është filmuar duke fjetur në kabinën e tij, teksa ndihmësi  i tij e ka regjistruar këtë v

Pasi Tristan Thompson e tradhtoi Khloé Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, në rrjet kanë vërshuar me shpejtësi

Dukesha Meghan Markle organizoi dje festën e foshnjes që do të sjellë në jetë.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë ndër çiftet që kanë një histori të gjatë dashurie, ato u fejuan gjatë vitit 2018.

Bebe Rexha ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Last Hurrah” ku duket më seksi se kurrë.

"Disney" ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga produksionet më të njohura dhe të suksesshme kur bëhet fjalë për filmat vizatimorë.