Ky është momenti i rëndë kur një prezantues bie përtokë, pasi pëson sulm në zemër në transmetim direkt. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një kanal lokal televiziv në provincën Eskisehir të Turqisë.

Reporteri i sportit Sukru Oytan mund të shihet i ulur në të majtën me kolegun e tij Guven Sabaz, kur papritur ul kokën në tavolinën përballë tij.

Pasi qëndron me kokën e mbështetur në tavolinë për pak sekonda, ai bie nga karrigia përtokë.

Sipas medieve lokale, Oytan pësoi sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.