Tani që ka bërë divorcin me partinë e saj, sepse nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit, Rudina Hajdari ka marrë përsipër që të bëjë në Parlament opozitën e re.

Megjithatë, ajo po akuzohet gjithnjë e më shumë nga ish-kolegët e saj se po përdoret nga maxhoranca. Ndërkohë, ajo shihet gjithnjë e më shumë në shoqërinë e deputeteve socialiste.

Në fotot e publikuara nga Panorama Plus, Hajdari shfaqet pranë ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi dhe ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.