Familja Trump vendosi maskën në debatin e fundit presidencial, pasi u paralajmëruan se nuk do të futeshin brenda nëse nuk do e vendosnin.

Ekipi i Presidentit, përfshi Zonjën e Parë, Melania dhe fëmijët Ivanka, Tiffany dhe Eric, u futën të gjithë me maska të vendosura në arenën e debatit në Universitetin Belmont në Nashville.

Të gjithë ishin pajisur me maskë, e cila ishte një prej kritereve të të gjithë pjesëmarrësve në event, dhe Komisioni për Debatin Presidencial i paralajmëroi se do të nxirreshin jashtë të gjithë ata që hiqnin maskën.

Familja Trump u kritikua shumë pasi në debatin e parë të zhvilluar më 29 shtator nuk vendosën maskën dhe disa ditë më vonë Presidenti Donald dhe bashkëshortja e tij, Melania rezultuan pozitiv me Covid-19.