Kryebashkiakja e qytezës franceze të La Gresle, Izabel Dugele ka dhënë një urdhër të pazakontë:

Banorët e qytezës e kanë të ndaluar që të vdesin në ditë festash!

Kryebashkiakia shprehet se ky urdhër lidhet me mungesën e mjekëve që mund të certifikojnë vdekjen e një personi.

Personeli shëndetësor i qytezës, është shumë i lodhur pas dy turneve dhe në fundjavë kërkojnë pushim.

Qyteza nuk ka një urgjencë dhe ambulancat administrohen nga një provincë tjetër dhe këtu ka lindur dhe ideja e kryebashkiakes.