Ishte rrahur prej vitesh, ishte fyer e ofenduar. Pas grindjes së rradhës të dhunshme, zemërimi bëri që ballerina 40-vjeçare Alessia Mendes vrau burrin e saj Alessio Rossi.

12 goditje me thikë, për të cilat nuk do të vuajë dënimin me burg. Gjykata italiane ka liruar gruan që në qershor 2017 vrau në lagje të Xhenovës burrin e saj.

Për gjyqtarin që dha vendimin, 12 goditjet me thikë ishin për vetëmbrojtje. Ishte pikërisht kjo që deklaronte avokati mbrojtës i balerinës, ndërkohë që prokuroria kërkonte dënimin me 16 vite burg.