Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se çfarë fshihet pas disa rrathëve misteriozë të shfaqur nën sipërfaqen e detit.

Këto unaza, të shfaqur në ujërat e Mesdheut dhe Detit Baltik, janë zona në formë rrethore të cilat nuk kanë bimësi. Sipas shkencëtarëve ato shkaktohen nga ndotja e ‘specieve të huaja’.

Ndonëse mund të duket si e parëndësishme, për ekspertët ekzistenca e këtyre zonave pa bimësi, sugjeron se ekosisteme të tëra janë në rrezik për t’u zhdukur.

“Zonat me bimësi janë faktor kyç për shëndetin dhe funksionimin e ekosistemit”, shpjegon eksperti Daniel Ruiz – Reynes në një material të publikuar në “Science Advances”.

Sipas tij, zhdukja e pjesshme e bimësisë është tregues se kushtet klimaterike apo dora e njeriut mund të jetë duke ndikuar në ekosistem.

Këto rrathë, të cilët janë shfaqur në ishujt Balearik, përfshirë Majorkën dhe brigjet daneze, tregojnë se zonat me barë mund të jenë në rrezik dhe mund të kenë pasoja të rënda në ekosistemin e planetit tonë.

Mungesa e një zone me bar në det, e njohur ndryshe si Posidonia oceanica, është shpesh tregues i ujërave të ndotura, ose të ndryshimeve të klimës.

Ekspertët i druhen faktit se kjo zhdukje e bimësisë mund të jetë e pakthyeshme.

Këto rrathë nuk janë shfaqur vetëm në det, por edhe në tokë. Së fundmi shkencëtarët thanë se kishin zbuluar rrathë të çuditshëm në shkretëtirën afrikane. /TVKlan