Një grua 53-vjeçare nga Kina u trondit kur u zgjua në mëngjes dhe pa që tetë gishta të duarve kishin marrë ngjyrë të zezë.

Mediat kineze raportojnë se kjo gjë iu shkaktua nga një plagë që kishte në dorë, të cilën nuk e mjekoi. Gruaja e identifikuar si Zhang preu aksidentalisht gishtin e saj të majtë duke bërë punët e shtëpisë.

Pretendohet se ajo nuk i kushtoi vëmendje plagës duke e konsideruar si diçka të vogël. Por pas dy ditësh, zona përreth filloi t'i nxihej. Pas kësaj, të gjithë gishtat e tjerë morën ngjyrë të zezë dhe ajo i ndjente duart e mpira.

Pas ekzaminimit mjekësor, Zhang u diagnostikua me gangrenë, që është një lloj i vdekjes së indeve që shkaktohet nga mungesa e furnizimit me gjak. 53-vjeçarja mori mjekim në spital për gangrenën.