“Zonja e Parë mezi pret të divorcohet nga Donald Trump”

Postuar: 14/08/2018 - 14:08

   Zonja e Parë e SHBA po numëron ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin presidentit amerikan, Donald Trump. Ky është pretendimi i Omarosa Manigault Newman, ish-ndihmësja e presidentit amerikan.

Sipas saj, Melania Trump po pret qe bashkëshortit të saj t’i përfundojë mandati e më pas t’i kërkojë atij divorcin.

“Mendoj se Melania numëron minutat deri në përfundimin e mandatit të burrit të saj që të mund të divorcohet nga ai”, ka shkruar Newman në librin e saj “Unhinged” (Jashte kontrollit), në të cilin përshkruan ditët që ka kaluara në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka komentuar edhe marrëdhëniet në Shtëpinë e Bardhë dhe, ndër të tjera, pretendon se zonja e parë e SHBA-së Melania përzgjedh rrobat me të cilat shfaq një frymë pasive-agresive.

“Kur shihni rrobat të cilat vesh Melania Trump, shihet një rebelim në stilin që ka një qëllim. Besoj se Melania shfrytëzon këtë stil për të ndëshkuar burrin e saj”, konsideron Newman, e cila pohon se Melania vesh rroba të caktuara për të përulur burrin e saj.

Newman thotë se Trump kishte detyruar gruan e tij të shkojë në qendrën ku jetojnë emigrantët, e në këtë vizitë Melania kishte veshur një pallto ku shkruhej “I really don’t care” (Me të vërtetë nuk më intereson).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Për ju që jeni supersticiozë, ja disa gjëra që duhet të mbani në çantën tuaj që t’iu ndjekë fati i mirë.

   Ekspertët e zvarranikëve u kanë bërë thirrje australianëve që të tregojnë kujdes nga gjarpërinjtë, për shkak të ardhjes së stinës së p

   Sërish dhunë mes çifteve të famshme.

Zbulohen emrat e të zgjedhurve të kryeministrit Edi Rama në media për fluturimin e radhës me kompaninë e fluturimeve "Air Albania".

Belen Roka është bërë objekt i mediave rozë, që lidhen me sportin në Spanjë.

Një baba iranian është akuzuar se ka dërguar vajzën e tij të bëjë testin e virgjërisë pasi zbuloi se ajo kishte një të dashur sekret.

Një pakujdesi e pilotëve ka shkaktuar lëndimin e më shumë se 30 pasagjerëve indianë.

Një grua ishte duke pastruar dhomën e vajzës së saj, kur u tmerrua nga ajo çfarë pa poshtë krevatit.

Një kirurg kalifornian dhe e dashura e tij janë vënë nën akuzë për drogimin dhe sulmin seksual ndaj dy grave, ndërsa autoritetet thonë se

Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar Flori Mumajesi, ka treguar për herë të parë publikisht simpatinë e tij për një ndër politikan