INES NURJA: Sot INSTAT publikoi të dhënat e Census-it për numrin e popullsisë dhe banesave. Në të dyja rastet ka manipulim. Sepse, sipas INSTAT popullsia në Shqipëri është 2.4 milionë dhe për 12 vjet janë shtuar vetëm 70 mijë banesa. Ky është një mashtrim krye e këput. E para, manipulimi i të dhënave me numrin e popullsisë së mbetur në Shqipëri. Sipas të dhënave nga EUROSTAT, nga Shqipëria janë larguar mbi 900 mijë banorë vetëm në vendet e Bashkimit Europian, pa përfshirë këtu ata që janë larguar në Britaninë e Madhe, Kanada, Autrali, SHBA etj, për të cilët nuk ka një llogaritje zyrtare.

E dyta, numri i banesave nuk mund të jetë shtuar vetëm me 70 mijë për 12 vite sepse në një llogaritje të thjeshtë vetëm në Tiranë për 3 muaj Erjon Veliaj ka dhënë 231 mijë metra katrorë për ndërtim. INSTAT-i ka mashtruar edhe me numrin e banesave. Numri real i popullsisë ka qenë një çështje shumë e diskutuar si pasojë e largimeve të shumta nga Shqipëria në vitet e fundit. Si rrjedhim, përgjigje për këtë mund ta jepte vetëm një regjistrim popullsie i rregullt dhe i saktë, i cili sipas rezultateve të publikuara sot nuk ka ndodhur.

Censusi duhet të ishte kryer ne vitin 2021, por:

• U planifikua fillimisht në 2020 dhe nuk u krye për arsye të pandemisë.

• Pas kësaj u shty përsëri në 2021 për arsye së përkonte me zgjedhjet e përgjithshme qendrore.

• Në 2022, u shty përsëri për një arsye totalisht qesharake që INSTAT nuk arriti të bënte tenderin për blerjen e 8 mijë tabletave, diçka e paarsyeshme dhe e pabesueshme.

Arsyeja e vërtetë është që qeverisë Rama nuk i intereson të dijë sa kemi ngelur. Këtë arsye e përforcon dhe më tepër fakti që edhe kur u zhvillua në vitin 2023 pasi u shty dy herë, rezultatet dolën rreth 8 muaj më vonë me një arsyetim totalisht të pabesueshëm: ‘Të dhënat duhen të jenë të sakta’. Ndërkohë që në CENSUS-in e vitit 2011 të dhënat paraprake në nivel vendi dhe qarku kanë dalë pas gjashtë javësh (CENSUS-i u bë në tetor 2011 dhe rezultatet dolën më 21 dhjetor 2021).

Ndërsa në vitin 2023 të dhënat për popullsinë e regjistruar duhen të dilnin sa të përfundonte dhe pyetësori i fundit sepse janë përdorur tabletat dhe çdo pyetësor shkon direkt në databazë. Ndërsa të dhënat në nivel qarku dhe bashkie mund të kërkonin disa javë më shumë. Pra 12 vjet më vonë të dhënat donin 8 muaj per t’u përpunuar gjë që është totalisht e pavërtetë.

Po të shohim vendet e rajonit që ka përdorur të njëjtën metodogji me tableta i kanë botuar në një kohë më të shkurtër.

1. Kosova e zhvilloi CENSUS-in në 4 prill deri në 24 maj 2024. Më datë 27 maj është dhënë popullsia rezidente si numër, ndërsa më 12 korrik 2024 do publikohen ta dhënat ma ta detajuara paraprake (afërsisht për 7 javë).

2. Serbinë e zhvilloi CENSUS-in 1 deri 31 tetor 2022 dhe publikoi të gjitha rezultatet për 7 javë më datë 21 dhjetor 2022.

3. Mali i Zi e zhvilloi censusin 3 deri 30 Dhjetor 2023 dhe i publikoi rezultatet paraprake me 25 janar 2024 pra në më pak se një muaj.

Sot del një shifër totalisht e pabesueshme nisur nga të dhënat indirekt te publikuara nga Eurostati:

Instat jep një shifër te manipuluar pasi mbi këtë shifër do bëhet çdo politikë ekonomike dhe sociale për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Shpopullimi i Shqipërisë tashmë është i dokumentuar në databazën e vendeve ku kanë emigruar duke shkretuar vendin tonë nga fuqia punëtore, profesionistët, të rinjtë dhe fëmijët. Kjo politikë spastruese duhet të marrë fund. Më 11 Korrik të gjithë në protestë.