Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ka paralajmëruar se do të nisë një tur takimesh me demokratët në të gjithë Shqipërinë dhe do të kërkojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar që të gjejë zgjidhje për situatën ku gjenden për të ndaluar farsën me procesin zgjedhor.

Patozi nuk ka dhënë emra eksponentësh që do ta përkrahin dhe mbështesin, por për Topallin dhe Boden thotë se janë të ftuar që ta ndërpresin farsën.

Ne nuk kemi mbret në PD. Ne nuk pranojmë që të kemi një mbret për kryetar, që thotë që unë me dy tre njerëz të shtëpisë i vendos të gjitha. Unë vetë bashkë me një grup kolegësh do të bëjmë një tur nëpër Shqipëri në mënyrë që të takohemi me demokratët dhe t’u kërkojmë që të gjejmë zgjidhje për partinë tonë.

Në ditët në vijim do të ketë zhvillime të reja. Do të ketë kërkesa institucionale për të ndërprerë farsën, nëse nuk ndodh do të shikojmë të gjitha mënyrat që ajo ditë të mos jetë e bekuar, por për t’u harruar” deklaroi ai.

Parti të re? Patozi: Platformë për të ardhmen e PD
Por çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha do të zgjidhet sërish kryetar i PD, a do të krijojë Patozi një lëvizje të re?

Nuk dua të flas, nëse Basha do grabisë një mandat tjetër. Nëse ndodh unë do të vijoj betejën derisa të çliroj PD, beteja me forma politike, do të vijoj që të merrem me politikë. Shumë shpejt do të avancoj në platformën si e mendoj unë të ardhmen e PD dhe të djathtës dhe këtu do të jemi” u shpreh ai.

Patozi: Tre janë shkaqet e humbjes së PD
Duke analizuar humbjen në PD në zgjedhjet e 25 qershorit, Patozi radhi tre shkaqe kryesore. “Janë shumë. Po merrem vetëm me 3 muajt e fundit. PD ka humbur për tre arsye të forta; E para hyrja dhe dalja nga cadra nga një marrëveshje jo transparente dhe ishte dërrmuese dhe mënyra si u interpretua.

Sipas meje dalja nga cadra me atë marrëveshje që nuk garantonte zgjedhje të lira dhe bie dakord që zgjedhjet nuk ishin aq të ndershme, po i fundit që duhet ta thotë këtë është Lulzim Basha, pasi iu drejtua popullit me marrëveshje.

E dyta lista personale, që hartoi Basha, që u mor në një veprim unikal në botë, listë personale e hartuar vetëm prej tij, ose ndonjë familjari e pa kaluar në kryesi dhe dërgoi me vonesë në KQZ. Që sipas meje solli një goditje tjetër të fortë.

Dhe se treti mënyra si Basha bëri fushatë, pasi ishte dëshpëruese dhe komike, pasi nuk u mor seriozisht. Mënyra si u zhvillua pa asnjë incident pa asnjë kërcitje me kundërshtar dhe në hijen për një marrëveshje pas 25 qershorit e fundosi edhe më thellë anijen e PD.

Dua të marr një shembull e them për herë të parë, marrim listën e Tiranës, aty nuk ka asnjë katolik dhe asnjë ortodoks, ne jemi një komb me të paktën 3 fe, apo asnjë tosk. Kjo është listë dëshpëruese.

Përfaqësimi politik duhet të përfshijë të gjitha moshat grupmoshat dhe përfaqësimin e popullsisë. Vetëm një i papërgjegjshëm mund ta bëjë këtë. Për të mos thënë për gafa të tjera. Sikur thotë populli; vihet gomari para kalit’ tha ai.

Oferta, Patozi: Basha më tha të mos isha kaq i rreptë
Patozi gjatë intervistës zbuloi edhe atë që Lulzim Basha i kishte ofruar pas debateve për garën për postin e kryetarit të PD.

Ishte një gjë e shpifur, që ne mund të punonim prapë bashkë dhe me kusht që unë mos isha kaq i rreptë dhe unë e hodha poshtë me neveri. Nuk ishte gjë konkrete, por ishte e neveritshme, pasi këto cështjet me pushtet nuk i kam lënë për t’i zgjidhur tani. Më kanë kaluar dy herë pushtetet e PD para syve dhe nuk kam pasur asnjë tundim, sikur thotë Rama, tepsia. Basha nuk pranoi një garë me kushte minimale’ deklaroi ai.

Intervista e plotë e Astrit Patozit ne Report Tv

Cfarë keni biseduar me Zotin Selami gjatë takimit?
Unë ia kam thënë Selamit, që do të hyrë në histori si njeriu famkeq që shërbeu që Basha të vidhte mandatin e kryetarit. Maqo Lakrori i shërbeu Ramës atë kohë, ndërsa sot cdo kandidaturë që do i dilte Bashës do ta munde, prandaj ka nevojën e Selamit. Unë nuk e përjashtoj që sipas meje duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por në krahasim me Bashën është si nata me ditën, pasi Rama shkoi dy mandate larg pushtetit atë kohë dhe përmasat e humbjes ishin të vogla. Edi Rama e mori PS në një stad më të ulët se ku e coi në 2009, por partive PS dhe PD nuk u lejohet humbja, ose nëse ndodh duhet të mbajnë përgjegjësi. Basha mori në magazinën e Berishës 57 mandate dhe në krye të 4 viteve e coi në 43 dhe jo jemi në rezultatin më të ulët historik.

Cilat janë shkaqet e humbjes?
Janë shumë. Po merrem vetëm me 3 muajt e fundit. PD ka humbur për tre arsye të forta; E para hyrja dhe dalja nga cadra nga një marrëveshje jo transparente dhe ishte dërrmuese dhe mënyra si u interpretua. Sipas meje dalja nga cadra me atë marrëveshje që nuk garantonte zgjedhje të lira dhe bie dakord që zgjedhjet nuk ishin aq të ndershme, po i fundit që duhet ta thotë këtë është Lulzim Basha, pasi iu drejtua popullit me marrëveshje. E dyta lista personale, që hartoi Basha, që u mor në një veprim unikal në botë, listë personale e hartuar vetëm prej tij, ose ndonjë familjari e pa kaluar në kryesi dhe dërgoi me vonesë në KQZ. Që sipas meje solli një goditje tjetër të fortë. Dhe se treti mënyra si Basha bëri fushatë, pasi ishte dëshpëruese dhe komike, pasi nuk u mor seriozisht. Mënyra si u zhvillua pa asnjë incident pa asnjë kërcitje me kundërshtar dhe hijen për një marrëveshje pas 25 qershorit e fundosi edhe më thellë anijen e PD.

Janë larguar figura të konsumuara të PD dhe ka një ndryshim të elitave?
Unë nuk jam kundërshtar i ashpër i listës, nuk e kam për mungesën time. E para nuk është e vërtetë që janë larguar figura të konsumuara, por figura që kishin performancë të mirë. Së dyti kush e vlerësoi?

Kryetari, ai e ka mandatin
Jo pra këtu gabojmë. Ne nuk kemi mbret në PD, nëse ju mendoni që kemi zgjedhur një mbret nuk është e ëvrtetë. Kryetari e bëri vetë listën, ishte cështje e shijeve të tij dhe përgjegjësia është e tij atëherë. Politika nuk është si futbolli dhe njeriu duhet të mendojë largimin, nuk ka të bëjë me moshën, por ka raste që politikanët sa më të vjetër të jenë aq më të zotë bëhen. Dikujt i mbaroka mandati se paska kaluar vitit, po vitet e Bashës kush i caktoi? Ai thotë se është cështje karrigesh. Në 2005 kemi ardhur të dy, unë hyra dhe dola deputet, hyra me vullnetin e Berishës dhe dola me vullnetin e Bashës, ai nuk la gjë ka kapur të gjitha llojet e ministrive përvec kryeministrit dhe ai më thotë mua kjo është cështje karrigesh. Nuk e pranoj që një politikan ti lejojë vetes që të konsiderohet si fatkqeësi natyrore dhe të vazhdojë që të qëndrojë, pasi ai nuk është as tërmet dhe as zjarr, ai është gabim njerëzor, ishte një aksident.

Kush duhet të ishte në listë sipas jush?
Nuk i hyj kësaj, unë nuk merrem me emra, por me kritere.

Cili është shkelur?
Të gjitha. Përshëmbull në Tiranë, e them për herë të parë, marrim listën e Tiranës, aty nuk ka asnjë katolik dhe asnjë ortodoks, ne jemi një komb me të paktën 3 fe, apo asnjë tosk. Kjo është listë dëshpëruese. Përfaqësimi politik duhet të përfshijë të gjitha moshat grupmoshat dhe përfaqësimin e popullsisë. Vetëm një i papërgjegjshëm mund ta bëjë këtë. Për të mos thënë për gafa të tjera. Sikur thotë populli; vihet gomari para kalit.

E keni fjalën për Berishën?
Ka disa raste, por nuk hyj në emra, pasi nuk dua të lëndoj njeri.

A iu ka telefonuar Basha pasi bëri listën?
Nuk e ka bërë dhe as nuk e kam pritur, pasi nuk ka asnjë detyrim ndaj meje. Problemi është se nuk e ka bërë me askënd. Sikur të ishte Zeusi, pjesa që mbeti e ka parë në TV nëse ishte apo nuk ishte. As ata që mori dhe as ata që la nuk i telefonoi. Unë kam keqardhje për disa kolegë që kanë qenë shumë të përkushtuar

Kush?
Ridvan Bode. Kanë pasur marrëdhënie të mirë deri ditën e listës, por pas u ka se kishin hallin e karriges. Sipas meje ai nuk ka as cilësitë më mesatare për të udhëhequr PD.

Në PD keni qenë n/kryetar, kryetar grupi, kishit konstatim që Berisha e kishte dizenjuar si pasardhës?
Jo, pasi Berisha nuk jepte shenja që do të tërhiqej dhe po të mos ishte për humbjen e rëndë Berisha nuk mendoj se do të tërhiqej. Berisha qëndronte mbi palët.

Edhe në 2013 në garën Basha-Olldashi?
Jo, unë e kam thënë rezultati ishte i paracaktuar. Unë nuk vura në dyshim legjitimitetin e Bashës dhe ai gjithsesi ishte kryetari.

A është mëkati fillestar?
Jo, sepse mbase Basha me Olldashin mund edhe të kishte fituar në një garë normale dhe rezultati do ishte më i ngushtë, por sipas meje ka disa cilësi që i mungojnë, por edhe sjellja e tij aspak dinjitoze.

Cfraë i mungon?
Ca të them, unë nuk e dija që i mungonte edhe inteligjenca këtë e dëshmoi me cadrën, marrëveshjen dhe listën. Cilësitë e tjera që i mungojnë janë të rënda; Basha nuk ka pasion për punën që bën. Unë e kam konsideruar si një politikan që kupton vetëm shifrat dhe nuk njeh pjesën e shpirtit.

Berisha është shprehur se nuk ka gisht në lista, ju e besoni?
Jam i detyruar ta besoj, deri sa nuk gjykoj një gjest apo akt tjetër. Por për sa kohë Berisha ka pasur një qëndrim të ekuilibruar por konstatuar për atë që na ndodhi; që të dilnim nga kolapsi pas zgjedhjeve, por u hodh poshtë nga Basha, përsa kohë Berisha nuk ka një qëndrim tjetër…

A mendoni se PD e ka përfunduar ciklin?
PD e Berishës mbijetoi duke pasur atë kryetar dhe jo keq. Në 21 vite pushtet ai qeverisi 13, tani deputet i PD. Tani që nuk është kryetar nuk duhet të merremi më.

Keni thënë se jeni kandidat për postin e kryetarit të PD, por nuk merrni pjesë…
Unë e shpreha gatishmërinë për kandidimin tim nëse do të kishte një minimum rregullash

Cfarë mungon?
Paketa që propozova u refuzua në bllok dhe nuk ngelëm për cështje detajesh. Por në thelb kërkonte; të hynim në një start të barabartë, duhet të jepte dorëheqjen, pasi sot është kryetar takon OSBE, etj. Unë kërkova të clirohet selia. Së dyti aksesi i listave, unë kërkova që të kishte një kopje, të cilës do i drejohersha dhe më thanë e pamundur, pasi kemi frikë se na i merr kundërshtari. I thash Ristanit, pse mos e kem unë merakun, pasi ai ka edhe një marrëdhënie të mirë me kundërshtarin tani. Unë duhet të kisha listën, pasi nuk jemi parti klandestine. Tjetër ishte data 22 korrik, ishin strikt sikur mbaronte mandati i Presidentit të SHBA. Unë isha i bindur se edhe po t’i kisha këto ai do të ishte i avantazhuar, pasi ai vinte nga pushteti, që ka emëruar njerëz.

Cfarë detajesh kishte marrëveshja që iu ofroi Basha?
Ishte një gjë e shpifur, që ne mund të punonim prapë bashkë dhe me kusht që unë mos isha kaq i rreptë dhe unë e hodha poshtë me neveri. Nuk ishte gjë konkrete, por ishte e neveritshme, pasi këto cështjet me pushtet nuk i kam lënë për t’i zgjidhur tani. Më kanë kaluar dy herë pushtetet e PD para syve dhe nuk kam pasur asnjë tundim, sikur thotë Rama, tepsia. Basha nuk pranoi një garë me kushte minimale.

Refuzuat garën, por Selami thotë ‘më mirë një tokë e pluguar keq sesa e pa pluguar’…
Nëse një njeri do të bëjë dicka e gjen një argument edhe nëse bën një vrasje, por në fund krim mbetet. Unë i kam thënë do të hyjë në histori si një politikan famkeq.

Ai ka qenë kryetar i PD, u dëbua….
Në rastin e farsës ai shndërrohet si Maqo Lakrori dhe më keq. Ai duhet të priste për rregullat gjë që nuk e nderon atë tani. Ai është në bindjen e tij, por dyshoj që nuk është vetëm cështje bindje, pasi mënyra si u fut në garë pa u plotësuar asnjë kusht është komprometuese. Ka një kontrast, por fushata e tij është më dinjitoze se ajo e Bashës, pasi ai duhet të mbyllet në shtëpi dhe të mos dalë. Pasi të njëjtëve demokratë që i coi në greminë u kërkon votën për një mandat të dytë. Ndërkohë që Selami nuk i ka këto komplekse. Madje ai ka thënë që iki nga gara nëse Basha nuk e ka marrë bursën nga Sorosi. Qasja e Selamit është më dinjitoze, por duke shërbyer në një garë jo korrekte e komprometon.

Ju do të votoni?
Do të nxis cdo demokrat që të mos votojë atë ditë. Kam pritur më shumë reaksion te partia ime, pasi është fundi i dëmit që mund të bëjë një politikan, por demokratët janë të irrituar dhe në lëvizje. Cili do të jetë reagimi tyre nuk mund ta them, por ka peticioni dhe do të ketë reagime të tjera për të mos lejuar këtë farsë, pasi e con PD në asgjësim

Cdo të thotë moslejim, bllokim të votimit?
Demokratët po i cojnë nëpërmend të gjitha mjetet për të bllokuar procesin dhe për ta futur garën në hulli statutor, pasi nëse do lejojmë që Basha të grabisë një mandat në sytë e të gjithë, pastaj ajo që do të mbetet nga PD do të jetë e trishtueshme. PD në këtë gjendje po shërben si një lloj lehtësuesi, që Edi Rama të ketë një super pushtet. Unë vetë bashkë me një grup kolegët do të bjëm një tur nëpër Shqipëri në mënyrë që të takohemi me demokratët dhe t’u kërkojmë që të gjejmë zgjidhje për partinë tonë. Nuk janë me rëndësi emrat, mund të jetë me rotacion. Figura të lartë.

Topalli, Bode?
Janë të ftuar të gjithë. Në ditët në vijim do të ketë zhvillime të reja. Do të ketë kërkesa institucionale për të ndërprerë farsën nëse nuk ndodh do të shikojmë të gjitha mënyrat që ajo ditë të mos jetë e bekuar, por për t’u harruar.

Të gjithë janë duke pritur cfarë do të thotë Berisha tani?
Reagimi është i demokratëve dhe është kapilar, që vjen nga poshtë lart.

Por nuk ka një kokë një lëvizje?
Ky është një front që nuk ka të bëjë me pushtetin. Basha duhet të jepe dorëheqjen, cfarë mund të bëjë më shumë sesa të shkatërrojë PD. Nëse do të ketë një garë njerëzit e kanë më të thjeshtë për alternativën që i con më shpejt drejt ringritjes.

Nga takimi me Berishën cfarë konstatuat, ishte penduar që zgjodhi Bashën 4 vite më parë?
Po filsni që të futesha në subkoshiencën e Berishës, ishte i shqetësuar po aq sa unë për traumën qe këmi pësuar në këto zgjedhje. Ishte i shqetësuar dhe ndamë shumë qëndrime të njëjta dhe u larguam pa keqkuptime.

Pritet një dalje e Berishës për të shpjeguar pozicionin, por ju a mendoni se është i kapur?
Jo. Pasi mendoj që do të ishte më dramatike se humbja jonë.

Të dy jemi gazetarë dhe e dime si është rikthyer Berisha në zyrë në 1997?
I mbaj mend të gjitha..por…

Nuk po arrijmë ta dëshifrojmë?
Sa më shumë të merremi me këtë temë aq më pa vlerë e bëjmë debatin. Ne nuk pranojmë që të kemi një mbret për kryetar, që thotë që unë me dy tre njerëz të shtëpisë i vendosa të gjitha. Unë nuk pranoj bilancin, ai është i mandatar për ta cuar drejt fitores, në të kundërt të marrë përgjegjësitë, deri sa nuk po ndodh do të thotë se ka një problem të madh. Unë kam besim se ne do ia dalim në betejën tonë.

Gjasat tregojnë se Basha do të zgjidhet, cfarë do të ndodhë të nesërmen?
Nuk dua të flas, nëse Basha do grabisë një mandat. Nëse ndodh unë do të vijoj betejën derisa të cliroj PD me forma politike, do të vijoj që të merrem me politikë. Shumë shpejt do të avancoj në platformën si e mendoj unë të ardhmen e PD dhe të djathtës dhe këtu do të jemi.

Do të krijoni një parti të re?
Në politikë asgjë nuk përjashtohet, por sot është gjëja e fundit që më shkon ndërmend, pasi PD është partia ime./Reporttv