Edi Rama, ndalo bandat”! Kjo është thirrja të cilën ish-Kryeministri Sali Berisha është detyruar t'i bëjë sot, kreut të qeverisë Edi Rama, pas incidenteve që po shtohen dita ditës gjatë kësaj fushate elektorale. Dhe incidenti i radhës shënohet në Pukë.

“Puka në dorë të bandave, – konstaton Berisha në rrjetet sociale duke sjellë emra dhe fakte. Banda e kryetarit të Bashkisë Pukë vendos postblloqe pas mesnate dhe ushtron presione tek kalimtarët për të votuar PS. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të ndëshkojë me forcën e ligjit këta banditë të mbështetur nga Policia”, thekson ish-kryeministri duke publikuar mesazhin e qytetarit.

Statusi:

Pershendetje zoti Berisha.

Nepermjet jush dua te pyes ministrine e rendit a ka polici ne qytetin e Pukës ??!!! E bej kte pyetje pasi mbreme rreth ores 2 te nates ne vendin e quajtur "qafë çelë" jane ndaluar dhe kontrolluar makina të qytetarëve të ndryshem nga shoferi i kr.te Bashkisë Puke Sokol Frroku me banden e tij duke e bere presion qe te votojne Ps-në!!! Po mos te kete shtet te marrin masa vete njerezit…….te lutem anonimatin.