Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

"25 prilli masakër elektorale", Rama i përgjigjet Bashës: Humbësit le të merren me ne

04/05/2021 - 12:09

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili në një dalje për mediat përmendi me emra autorët e asaj që ai e quan masakër elektorale.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se mandati i tretë nuk do t'i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Më tej, kreu i qeverisë përsërit ftesën për bashkëpunim në drejtim të PD-së dhe kryedemokratit Lulzim Basha. 

"Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t'i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t'i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s'është më puna jonë!"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, Presidenti Ilir Meta iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bash

2 javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat nuk i njohu, Partia Demokratike po bëhet gati për të bërë hapin e parë zyrtar për t’ju drej

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, i cili garoi në kryeqytet, por nuk arriti të marrë më shumë se 2993 vota duke

Presidenca ka reaguar menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 97 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Kreut te Shtetit, Ilir

Kuvendi i Shqipërisë ngre me 97 vota PRO Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ambasada amerikane në vendin tonë ka uruar 28 hetuesit e sapoemëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke garantuar mbështetjen për ta.

Ditën e sotme Taulant Balla, ftoi publikisht liderin e opozitës Lulzim Basha, t’i bashkohet socialistëve në rrugën e shkarkimit të kreut

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka prezantuar në Kuvend nismën e 49 deputetëve për shkrimin e presidentit Ilir Meta.

Nga foltorja e Kuvendit ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar këtë të premte se Shqipëria ka dalë nga zona e riskut t

Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e djeshme, me 14 vota pro dhe një kundër, mbi ngritjen e Komisionit Hetimor në lidhje me shkarkimin e P