Elbasani është një qark shumë i tensionuar për shkak të interesave të shumta që përplasen dhe incidentet për zgjedhjet nuk kanë munguar. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca sot ishte në Elbasan së bashku me përfaqësuesit diplomatikë të Francës dhe Gjermanisë në Tiranë. Delegacioni i BE-së në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sorecës pas vizitës që ishte i qartë, “jo sulme dhe kërcënime” dhe se ditën e zgjedhje do të rikthehet sërish në Elbasan.

“Takime të mira sot në Elbasan me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Rudina Hajdarin përpara zgjedhjeve të 25 prillit së bashku me ambasadorët Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf.

Përsëritëm se është thelbësore që zgjedhjet të jenë të lira, të drejta dhe transparente dhe se fushata të përqendrohet mbi nevojat e qytetarëve shqiptarë, pa sulme dhe kërcënime. Unë do të kthehem në Elbasan ditën e zgjedhjeve së bashku me kolegët e mi të vendeve anëtare të BE-së në disa  qendra votimi.

Këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, por edhe për BE-në dhe për të ardhmen e Shqipërisë” shkroi ai. Më herët, në Elbasan kanë qenë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

“Takime të mira sot në #Elbasan  me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Rudina Hajdarin përpara zgjedhjeve të 25…

Posted by European Union in Albania on Monday, April 19, 2021