Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion” se Edmond Begon, i dënuar më parë në Itali për trafik droge, ia kishin prezantuar zyrtarë të lartë të Komunitetit Mysliman.

“E njoh. Sot për herë të parë në emisionin tënd do të them rrethanat në të cilat e njoha. Zotëria në fjalë më është prezantuar nga disa prej zyrtarëve më të lartë të Komunitetit Mysliman dhe zotëria në fjalë si sipërmarrës në vitin 2015, kur e kam njohur për herë të parë, fundi i 2014-s dhe fillimi i 2015-s në mos gaboj, ka kontribuuar në një prej xhamive të zonës sime elektorale për të cilën i jam shumë mirënjohës. E kam falënderuar dhe prej atij momenti e kam njohur… Sepse edhe unë edhe ti kemi pirë kafe në lokalin e atij personi, te lokali përballë Venecias dhe sigurisht që e njoh.”

Por në një postim në rrjetet sociale, deputeti demokrat Ervin Salianji e hodhi poshtë këtë deklaratë, duke thënë se Balla dhe Bego kanë udhëtuar bashkë që prej vitit 2013.