Gjatë fjalës përshëndetëse, në ceremoninë e konstituimit të Këshilli të ri bashkiak në Elbasan, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, theksoi rëndësinë që ka për kohën e sotme bashkëpunimi rajonal në fuqizimin ekonomik të jetës së komuniteteve.

Ndërkaq Balla u ka bërë thirrje të 7 kryebashkiakëve të këtij Qarku që të ideojnë një bashkim të ndërmarrjeve në mënyrë që të rritet efiçensa e tyre. 

“Sot u përmbyll cikli i plotë i konstituimit të qeverisjes vendore pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas raportit te ODIRIT lidhur me këto zgjedhje, u provua se ato kane qenë demokratike për sa kohë që asnjë partie nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjese. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kane përmbushur të gjitha pritshmëritë e BE lidhur me reformat e thella qe janë ndërmarrë. Dua t’u them se jam besimplote se me tetor do te kemi një lajm te mire për rrugën drejt BE- se. Kuvendi eshte i angazhuar ne vijim te punës për disa reforma ndërsa ajo zgjedhore mbetet prioritet i këtij sezoni parlamentar. Lajmi qe presidenti takon Ballën, për mua nuk përben lajm”, tha Balla.