Basha kërkon që Valdrin Pjetri të merret i pandehur: Ka qenë trafikant droge

12/08/2019 - 10:30

“Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.” Me regimin që nis kundër kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha kërkon sërish që Prokuroria të veprojë kundër Valdrin Pjetrit, kryebashkiaku në pritje i Shkodrës.

Kryeopozitari thotë se Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse, sipas tij, ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

“Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit”, shprehet Basha.

Partia Demokratike pretendon se Valdrin Pjetri është dëbuar nga Italia në vitin 2003 për trafik droge, por socialisti i mohon këto pretendime. Sipas Bashës, “sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.”

“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare”, mbyllet reagimi i kreut demokrat.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të tij me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD, me

Pasditen e kësaj të marte në orën 17:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme po nëpërmjet mjeteve të

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektit të Kombinatit, fillimisht foli për rindërtimin që p

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook pamje nga projekti i parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.

Xhelal Mziu ka hequr dorë nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike, pasi ka vendosur që të kandidojë si deputet.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter përshëndeti fitoren e zgjedhjeve parlamentare

Në daljen e tij për mediat, Presidenti Ilir Meta  foli ndër të tjera edhe për ngjarjen horror në Kombinat të Tiranës, ku nëna dhe një vaj

Opozita parlamentare me anë të një deklarate të bërë nga deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar një takim me kryeministrin Edi Rama për sa i

Presidenti i Republikës Ilir Meta, tha se do të ketë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nëse është e nevojshme referu