Kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kanë diskutuar pasditen e sotme për gati 90 minuta, mbi formulat që opozita e bashkuar do të përfaqësohet në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se nga takimi i zhvilluar në selinë e PD, Basha dhe Kryemadhi janë dakordësuar që opozita të përfaqësohet me dy lista kandidatësh, një e koalicionit të drejtuar nga demokratët dhe një tjetër që do të jetë lista e kandidatëve të LSI.

Së shpejti pritet që opozita e bashkuar të bëjë një marrëveshje për qeverisjen e pas 25 prillit.

Në fokus të diskutimit midis krerëve të dy takimeve ka qenë dhe axhenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke qenë se kanë mbetur vetëm 60 ditë.

Raportohet se në secilin qark, shtabet dhe grupet e punës së opozitës së bashkuar do të ndërveprojnë, veçanërisht në skemën e mbrojtjes së votave.