Kreu i PD-së ishte këtë të enjte në Divjakë ku u takua me sipërmarrës dhe operatorë turistikë, që sipas tij, po mendojnë seriozisht mbylljen e aktivitetit.

Basha shprehet se në çdo resort që ka vizituar, numri i pushuesve ishte pothuajse zero.

“Administratorët më thanë se kishin larguar nga puna mbi 50 përqind të punonjësve. Kjo përkthehet në qindra kryefamiljarë pa rrogë dhe mijëra ekonomi familjare në krizë, si asnjëherë tjetër”.

Kreu i selisë blu thotë se mbyllja e kufijve nga Bashkimi Europian ka sjellë pasoja të rënda, pasi shkaktoi anulimin masiv të prenotimeve nga jashtë.

Bizneset në Divjakë kanë zero rezervime për pjesën e mbetur të sezonit turistik”.

Basha ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, teksa thotë se ndërsa biznesi po shkon drejt falimentimit dhe qindra vende pune mbyllen çdo ditë, Edi Rama planifikon që 1.2 miliardë euro t’i japë për koncesionin e një rruge fantazëm, Milot-Fier.