Deputeti demokrat, Halit Valteri kërkoi rritjen e numrit të testimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-it.

Valteri kërkoi që të bëhen 2-3 mijë testime në ditë.

“Duke parë situatën tejet të rënduar të COVID-it dhe shtimin e rasteve në spitale, do ju lutesha si drejtues i këtij parlamenti, të bëjmë ligj, VKM apo ç’të jetë, sa më shumë testime, të bëhen një mijë apo 2 mijë testime në ditë. Shqiptarët nuk po i vret vetëm COVID, por pakujdesia dhe frika. Zoti Balla ti bëjë një kërkesë qeverisë që të bëjë 2-3 testime në ditë” tha ai.