Ditën e djeshme janë shkarkuar nga detyra 15 punonjës policie në komisariatin e Rinasit, nga të cilët 9 kontrollorë dhe 6 ndihmës specialistë. 

Ndërsa ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një prej policëve të shkarkuar, sipas tij se nuk paguanin këstet mujore tek shefi i Komisariatit të Rinasit, duke bërë publik korrupsionin e këtij institucioni.

STATUSI I PLOTË

Kjo është siguria në komisariatin e Rinasit. Gjoba e ryshfete për kalime të pa regjistruara!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

“Përshëndetje doktor, mbrëmë ka qarkulluar një lajm në media që janë larguar nga komisariati i Rinasit rreth 15 punonjës policie për arsye të performancës së dobët në punë, unë jam njeri nga këta punonjës të larguar dhe e vërteta është që s’janë larguar për arsye të performancës së dobët në punë pas selektimi i këtyre punonjësve është bërë nga shefi i kufirit Gramoz Lala dhe janë larguar të gjithë ata punonjës të cilët nuk paguanin këstet mujore te ky zotëria, pasi kjo është puna që bëhet në Rinas ku kanë mbajtur ata punonjës policie të cilët janë të zhytur në korrupsion dhe ndajnë pazaret mes tyre, mjafton t’u kontrollohet sistemi dhe dalin të gjithë personat që janë kaluar pa regjistruar fare dhe kur i kthejnë nga vendet e BE i mbulon ky zoti shef Lala pa përmendur që sa janë kthyer dhe i mbajnë të fshehtë se paguajnë haraçin”.