Kuvendi është mbledhur sot në seancën plenare të fundit për këtë sesion parlamentar. Ndonëse në rend të ditës për votim është ndryshimi në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, që i hap rrugë hyrjeve në shkollën e magjistraturës, mungesa e konsensusit mes palëve nuk ishte e mundur.

Në sallë ka shumë pak deputetë të shumicës, ndërsa mungojnë ata të Partisë Demokratike.

Më herët përfaqësues të partive të tjera opozitare i kërkuan kryeparlamentarit Ruçi të mbledhë aktorët politikë për të zgjidhur ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, që ka mbetur me dy anëtarë pas nisjes së procesit të Vetting-ut.

Kreu i Kuvendit është shprehur nga ana e tij se angazhimi për një tryezë të tillë diktohet nga përgjigjja e Partisë Demokratike.

Demokratët kanë njoftuar se nuk do të jenë në seancë pas mbledhjes së grupit dhe nuk do të bëhen pjesë e votimit të projektligjeve.