Nga panairi i librit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat ka deklarauar se politika shqiptare ka probleme më të mëdha sesa djegia e mandateve e pyetur për kthimin e deputetëve të opozitës në Kuvend.

"E para mua nuk më duket problemi kryesor sot çështja e mandateve të deputetëve, sepse Shqipëria dhe politika shqiptare ka probleme shumë më të mëdha. Mendoj sot se problemi më i madh për shqiptarët është varfëria, papunësia. Mendoj që problemi më i madh është mungesa e shpresës e brezit të ri, të cilët çdo ditë e më shumë po largohen nga Shqipëria. Dhe mendoj që mandatet e deputetëve sot përballë këtij realiteti shumë të hidhur nuk janë asgjë", u shpreh ajo.