Ndryshimi i sistemit brenda natës dhe heqja e koalicioneve për Grida Dumën janë lojëra politike të Edi Ramës.

E ftuar në emisionin “5 pyetje për Babaramon” ish-deputetja demokrate tha se ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve Rama po i bën me vetveten.

“Çdo të thotë të ndryshosh sistemin brenda natës, çfarë është kjo? Me popullin nuk e bën, nuk e bën me partitë politike, me kë po e bën? Me opozitën në parlament? Ato nuk janë palë politike, Rama po tenton ta bëjë me vetveten. Nëse do të kishin interes demokracinë e vendit nuk do të shkonin të rrisnin pragun e partive të vogla duke i lënë ata jashtë. Pakica kërkon të rrisë pragun e vetvetes, që këtu bie kjo kërkesë e saj që përfaqësohen gjoja si kundërshtare, por po bëjnë një lojë. Rama nuk do e përçajë dot kurrë opozitën e bashkuar, ne jemi të unifikuar”, tha Duma.