Gjatë një konference për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën politike në vend, ku kryefjala e debatit është kryeprokurori i ri.

Kryemadhi u shpreh se përderisa kërkohet zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 36 vota, do të thotë që ka ende politikanë qe duan ta përdorin në interesin e tyre reformçn në drejtësi.

E pyetur nga gazetarja nëse ka ardhur koha që Presidenti Meta të thërrasë në një tryezë krerët e 3 partive politike në vend për reformën në drejtësi, u shpreh:

"Të them të drejtën kam nja 12 ditë që s’e kam parë Metën dhe për reformën s’kam folur se nuk më intereson fare çfarë bën Presidenti për reformën, Kushtetuta ia ka hequr të drejtën të merret me këtë gjë, kjo është një sjellje e klasës politike, që duhet të ndryshojë sjelljen e saj se pari mazhoranca."