Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka postuar në Facebook një video nga prishja e digës së HEC-it pranë kanionit të Holtës.

Në postimin e tij, Balla i përgjigjet edhe akuzave të opozitës sipas së cilës investitori i këtij HEC-i, ishte mik i tij.

"Fillon prishja e digës së HEC pranë kanionit të Holtës. Si thanë gojëprishurit e opozitës rrugore dhe organi i tyre zyrtar RD që investitori është mik i Taulant Ballës?!"– shkruan Balla, bashkëngjitur videos.