Ish-deputeti demokrat i Durrësit, Edi Paloka ka sulmuar ish-trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi të cilin e krahason me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se Panuçi ishte një kthyer në një milioner që nuk bënte asnjë punë dhe vazhdonte të merrte lekët e shqiptarëve.

Sipas ish-deputetit, italiani ishte arrogant dhe hakmarrës dhe pas shkarkimit të tij, Shqipëria shënoi 3 gola.

POSTIMI I PLOTË

Ishte bere Panuci si Rama! 
Nje milioner qe nuk bente asnje pune, vazhdonte te merrte leket e shqiptareve e vetem bertiste kunder te gjitheve.
Arrogant dhe hakmarres. Nuk pranonte asnje faj po per cdo deshtim te tij akuzonte te tjeret; nje here e kishin fajin lojtaret e heren tjeter gazetaret.
Ata qe i thonin te vertetat ne sy, i hidhte ne gjyq per shpifje.
Cdo ndeshje e tij ishte nje deshtim dhe nje “skandal” me vete, po ai nuk pranonte te jepte doreheqje ; “ kam kontrate te firmosur e do qendroj deri ne fund te mandatit “-thonte dhe ai.
Me ne fund Panucin e shkarkuan dhe mbreme kombetarja , qe kishte 10 ndeshje pa bere asnje gol, fitoi 3-0 …
Panuci iku dhe Shqiperia fitoi. Ate e shkarkoi Federata, ja prishi kontraten. 
Ramen do e shkarkoje populli…
Rama VAFANCULO