Një foto nga takimi elektoral në Durrës, ku shfaqet koordinatori Vangjush Dako ndërsa shtrëngon duart me kandidatët për kryetar bashkie në 3 bashkitë e qarkut është komentuar nga ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Sipas saj, tre kandidatët Valbona Sako, Elton Arbana dhe Artur Bushi po bekohen nga ikona e "rilindjes", Vangjush Dako.

"Nje foto qe permbledh me se miri dosjen 184, 339 e kush e di cfare tjeter se qenka dhe ky i Krujes! Te gjithe po bekohen nga Gjushi, ikone e “rilindjes” si tha dhe babloku!",– shkruan Tabaku në statusin e saj në Facebook.