Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte e pranishme sot në një takim me kryesinë e LSI Durrës.

Në këtë takim ajo shoqërohej nga deputetët e këtij qarku, Lefter Koka dhe Nora Malaj.

Kryemadhi shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar në të gjitha nivelet me partitë opozitare për çdo aksion kundër qeverisë Rama.

“Opozita është e bërë bashkë kundër këtij kryeministri. Politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në këtë vend. Rruga e vetme për largimin e Ramës është protesta mbarëpopullore,” u shpreh ajo.

Kryetarja e LSI tha gjithashtu se partia që ajo drejton është garancia për një Shqipëri më të mirë, larg krimit të organizuar dhe varfërisë.

“LSI ka luajtur dhe një rol të veçantë për rininë dhe gruan. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas duhet të jenë imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar,” tha ajo.