Kryemadhi: Shkollat duhet të mbyllen, janë vatrat kryesore të shpërndarjes së koronavirusit

27/11/2020 - 22:32

Duke folur mbi mundësinë e mbylljes së shkollave kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ u shpreh pro mbylljes së tyre.

Shkollat për Kryemadhin janë vatrat kryesore të shpërndarjes së covidit. Ajo propozoi dhe klasa të reduktuara nga klasa e katërt deri në të nëntën si dhe një model anglez me mësues në komunitet për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën.

“Për mua shkollat duhet të mbyllen. Sepse shkollat janë qendrat dhe vatrat kryesore të shpërndarjes së Covidit. Këtë e them nga ana ime si biologe në profesionin e parë. Sepse mungesa e ujit të ngrohtë, mungesa e sapunit, mungesa e të qenurit numër i vogël në klasa, mungesa e dezinfektimit, e bën të pamundur menaxhimin e higjienës. Klasat u ndanë në turne në mënyrë që t’i jepej mundësi dezinfektimit.

Prandaj po them për krijimin e mësuesve në komunitet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur një projekt për mësimin e gjuhës angleze në komunitet. Që do të thotë që çdo lagje, çdo pallat kishte një mësues që u mësonte anglishten fëmijëve. Të njëjtën gjë mund të bënim për mësuesit e fëmijëve të klasave të para, të dyta, të treta dhe të katërta. Dhe mund të menaxhohej me grupe të reduktuara nga klasa e katërt në klasën e nëntë. Dhe më pas gjimnazet ku janë më të përgjegjshëm.”- tha Kryemadhi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shpallur dëshmorë viktimat e 21 janarit pas 8 v

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga ankesat e qytetarëve ndaj qeverisë "Rama".

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 101-vjetorin e Kongresit të Lushnjes, duke thënë se në këtë kongres u morën vendimet më të rëndësishme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar këtë të enjte kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli se

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima ka thënë se një dekadë pas vrasjes shtetërore përballë kryeministrisë, drejtësia nuk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur ”Dëshmorë të Atdheut” të vrarët e 21 janarit 10 vite më parë.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një video konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Ti

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me votuesit për here të parë në zonën e Laprakës në Tiranë.

Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, është takuar me të rinj të lagjes nr.17.