Kryeministri i vendit ndodhet sot në zonën e ish-Kënetës në një takim me banorët e kësaj lagjeje, për të inspektuar zonat e prekura së bashku me ekspertë francezë.

“Në godinat e dëmtuara nuk mund të qëndroni,me jetën nuk luhet. Grupet e ekspertëve do të inspektojnë godinat tuaja nëse janë për tu shembur ose jo”, shprehet kryeministri.

Më herët, u ndal edhe në zonën e Plazhit, ku dëmet janë katastrofale.