Pas akuzave të opozitës në lidhje me ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, por edhe aksionet për arrestimet në mbarë vendin, vjen një reagim nga Rama.

Ky i fundit përmes një postimi në “Twitter” iu ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që sipas tij mendojnë se këto aksione janë për të tërhequr vëmendje.

“Ndalimi i bixhozit & goditjet e rënda kundër krimit të organizuar, qenkan për të tërhequr vëmendjen. Vese vese kjo dynja, vesi vesit nuk i ngja. BixhozçinjKronikë nëpër pika bastesh #ShpifësKronikë nëpër ekrane!Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi”, shkruan Rama.