Presidenti Ilir Meta sot në ora 20:00 ka njoftuar se do të jetë në një konferencë shtypi.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta sot në ora 20:00 në konferencë shtypi. I hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për çdo përgjigje”, shkruan zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.

Presidenti pritet të reagojë për disa nga çështje më të rëndësishme të aktualitetit dhe politikës të ditëve të fundit.