Në Mirditë, Gjon Ndoj, kandidat i pavarur për bashkinë është tërhequr nga gara kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet.

Ndoj në një video të publikuar ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet farsës së këtyre zgjedhjeve duke u kërkuar të gjithë mbështetësve të tij të mos dalin për të votuar në 30 qershor.

Në video ai tregon arsyet e tërheqjes duke theksuar se kur të ketë një garë të rregullt ai do të jetë pjesë e saj.