Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot flotën e autoambulancave të Emergjencave Civile që do iu vijnë në ndihmë qytetarëve shqiptar.

Rama shkruan në Facebook se këto mjete, që do i shtohen flotës së shëndetësisë në këto kohë të vështira, janë bërë gati për t’u nisur nga Turqia drejt Tiranës.

“FLOTA E RE E AUTOAMBULANCAVE TË EMERGJENCAVE CIVILE GATI PËR T’U NISUR NGA TURQIA DREJT SHQIPËRISË
#TiNukDoJeshKurrëVetëm”,
shkruan kreu i qeverisë.