Demokratët i kërkojnë qeverisë të ndërpresë çdo lloj tenderi apo prokurimi i cili nuk ka lidhje me shëndetësinë.

Në një konferencë për shtyp Enkeled Alibeaj publikoi një listë me 4 tendera me vlerë me 7 milionë euro të hapur një ditë më parë që parashikojnë të shkojnë për rikualifikimin urban të 4 bashkive.

Selia blu i kërkon kryeministrit që të anulojë procedurat e këtyre tenderave apo çdo projekti tjetër që nuk ka të bëjë me 3 prioritetet që duhet të ketë vendi në këtë situatë pandemie, shëndetësia, ndihma për familjet në nevojë dhe pagesat për punonjësit e bizneseve të mbyllura.