Kontjana Kuçi i është kthyer sërish Velierës, projektit që ende pas 4 vitesh nuk ka përfunduar.

Ne një status në rrjete sociale, kryetarja e LSI Durrës e konsideron projektin përbindësh dhe fytyra e vërtetë e “Rilindjes”. Gjithashtu ajo vë theksin në atë që ajo e sheh si shpërdorim të taksave të tatimpaguesve durrsakë dhe simbol i shkatërrimit të arkeologjisë.

“Po ngrihet përbindëshi i hekurit dhe betonit, fytyra e vërtetë e “Rilindjes”.

Simboli i shpërdorimit të 6 milionë dollarëve nga xhepat e banorëve të Durrësit, i shkatërrimit të vlerave arkeologjike dhe historike të Durrësit, karta elektorale e sektit korruptiv që më 25 prill do shporret përgjithmonë nga Durrësi e mbarë Shqipëria”,- shkruan Kontjana Kuçi.

Po ngrihet përbindëshi i hekurit dhe betonit, fytyra e vërtetë e “Rilindjes.” Simboli i shpërdorimit të 6 milionë…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Saturday, February 27, 2021