Rama citon Kuranin para investitorëve në Turqi: Allahu do më shumë njerëzit e dobishëm, ta bëjmë Durrësin si Izmirin

08/12/2019 - 15:17

Gjatë një konferencë me investitorët në Turqi pas takimit me Presidentin Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmë nga turqit për të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Rama iu drejtua donatorëve turq, duke cituar Kuranin dhe duke përmendur Allahun, ndërsa tha se “njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes”.

"Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes. Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë. Kurani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Dua që katastrofa që po kalojmë të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë. Katastrofa ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme. Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë struktura shumëkatëshe me nja dhjetëra familje. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme për ne. Përtej debateve tokësore le të kemi besim se zoti pranon vetëm atë që është e drejtë. Ju kërkoj falje që ndërhyra në konferencën tuaj, ju falenderoj me zemër për durimin."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryedemokrati Lulzim Basha ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë për çështjen e menaxhimit të pandemisë.

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët është ndalur edhe te dhënia e nënshtetësive ku së fundmi është akuzuar për abuzim.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme kanë inspektuar spitalin Covid 3 dhe Covid

Në konferencën për mediat, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për të kalu

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri.

Referuar vizitës së tij në Shqipëri ditët e fundit, ministri i Jashtëm i Greqisë ka folur për gazetën greke “Real News”.

Kryeministri Edi Rama është shprehur këtë të hënë se Kodi Zgjedhor do të votohet sërish në Parlament pa asnjë ndryshim.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku paraqet fjalimet e Ramës dhe i ballafaqon me vdekjen e 53-vjeçari

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me pedagogen nga Durrësi, Ada Spiru.

“Qytetarët e Tiranës paguajnë 17 përqind më shtrenjtë taksën e pastrimit, ndërsa qeveria jep qindra miliona euro për inceneratorët, p