Rama: Emrin e Lleshit do ia çoj sërish Metës, ç’pres nga ai

08/11/2018 - 21:47

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Real Story të gazetarit Sokol Balla foli për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër nga Presidenti Ilir Meta.

Ai tha se do t’ia dërgojë sërish Metës emrin e Lleshit për dekretim, dhe se nuk pret që arsyeja e refuzimit të jetë një lojë politike apo axhendë e fshehtë prej tij.

A e prisnit mosdekretimin e Lleshit nga Meta?

“S’e dija fare, s’më shkonte ndër mend. Ai ka një shkarkim nga Presidenti që është konsideruar i paligjshëm nga Gjykata. Presidenti nuk më ka paraqitur arsye që do konsideroheshin arsye që bien ndesh me kriteret që duhen. Presidenti ka bërë hulumtimin më të thellë në historinë e Republikës. Kanë kërkuar për gjeneralin në adresa ku kurrë nuk ka shkuar më parë postieri i Presidencës dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë.

Meqë Presidenti përmes shefit të kabinetit dërgoi një sms, se këtu jemi bërë katund sms-sh, më thirri takim dhe aty prisja që mos më paraqisë arsyet që u bë publike. Ajo që kemi diskutuar me Presidentin ishte i hapur dhe konstruktiv, në dy pole të kundërta dhe nuk dua të bëj përcjellje të bisedës deri në nuanca që ai i ka bërë me mua.

Unë Presidentit i kam çuar një dekret, jo një kandidaturë. Presidenti ka kthyer në fakt një letër pa referenca. Unë do i çoj sërish një dekret Metës me emrin e Sandër Lleshin, dhe pas 7 ditësh do japë përgjigjen”

Po cila do jetë arsyeja që do e pranojë?

“Presidenti nuk ka një axhendë të fshehtë dhe nuk ka një lojë politike apo prapavijë. Dhe nuk besoj se është prapavijë e një opozite të dëshpëruar që kërkon qiqra në një hell që po piqet vetë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2019 për arsimin, tha se rritja e pagave për mësuesi

Kreu i PD, Lulzim Basha tha në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë” se projekti për Unazën e Re është një projekt korruptiv.

Televizioni ARD i ka kushtuar një reportazh ekspozitës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani me punimet e tij personale, si piktura mural

Në kuadër të Vitit Kombëtar të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, të dy presidentët vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazin e shqipt

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është kërcënuar me jetë se do të vritet me snajpër nga një ish-efektiv i Policisë së Shtet

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Punës, ku ka deklaruar se punësimi në Shqipëri ka pës

Në një postim në Facebook, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron o

Kostoja ditore e ushqimit për një nxënës do të jetë 76 lekë. 

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është mbyllur mes debateve brenda mazhorancës.

“Vangjush Dako është simboli i masakrës elektorale, me të cilën Edi Rama erdhi në pushtet.