Kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin.

“Do të hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe plazhet do të jenë të hapura, por nuk do të lejojmë asnjë objekt privat përveç hoteleve”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, nuk do të ketë më pas kësaj fundjave zona të kuqe e zona të gjelbërta, si dhe subjektet private nuk do mund të vënë çadrat dhe shezlonget në plazh pa u pajisur më parë me leje nga autoritetet përkatëse.

Rama ka bërë me dije se transporti publik, dasmat, funeralet si edhe aktivitetet sportive do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.