Pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit, ku PS siguroi 74 mandate deputetësh në Parlament, dhe teksa një ditë më parë u festua në sheshin "Skënderbej" ky rezultat, ku Rama mbajti fjalën e rastit dhe bëri edhe falenderimet përkatëse, u vu re se në emra të përveçëm, përveç familjes, Rama theksoi emrin e Gramoz Ruçit për të cilin tha se pa të, PS nuk do të ishte këtu ku është sot.

Por tanimë Rama mesa duket po fillon të ndajë postet.

Sipas “Panorama”, kryeministri ia ka rezervuar Gramoz Ruçit postin e kryetarit të Kuvendit.

Kjo është për shkak se sipas Ramës, Ruçi ka një eksperiencë të gjatë në Kuvend dhe po ashtu edhe në drejtimin e grupit parlamentar socialist, thanë burimet.