Rruga e Arbërit po merr formë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Urës së Vashës, ku shihet se kanë përfunduar punimet për ndërtimin e saj, duke shtuar se puna është kryer për së mbari.

“Ura e Vashës në Rrugën e Arbërit punë e kryer për së mbari”- shkruan kreu i qeverisë.

Ura e Vashës është një nga veprat e ndërtuara në projektin e Rrugës së Arbërit, që sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, është më e larta në Ballkan, 152 metra. Ura e Vashës ka gjashtë harqe, është 316 metra e gjatë, është e gjitha e përfunduar.