Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel ku sot është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel para takimit informal mes krerëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim do të diskutohet problematikat në Ballkanin Perëndimor midis vendeve, por edhe metodologjia e re e zgjerimit e cila prek të gjitha vendet që aspirojnë për në BE.

Por Rama në Bruksel ndodhet edhe për Konferencën e Donatorëve ku pret që të mbledhë një shumë donacionesh për tërmetin e 26 nëntorit. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj zbuloi sot se pritshmëritë për Konferencën e Donatorëve janë 300- 350 milion euro, të cilat do të shkojnë për banesat e reja për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.