Kryeministri Edi Rama publikon një video të përballjes së policëve me qytetarët në rrugët dhe tregjet e Tiranës, ku thotë se sot situata është më mirë se dje dhe se qytetarët po mësohen të ruajnë distancën sociale.

Rama thekson se vetëm në këtë mënyrë mund t’ia dalim të mos kemi qindra apo mijëra humbje jete nga koronavirusi.

Mesazhi i Ramës:

SOT EDHE MË MIRË SE DJE

VETËM KËSHTU MUND DHE DO T’IA DALIM ME SE S’BËN TË MOS KEMI QINDRA E QINDRA DHE MOSOZOT MIJËRA HUMBJE JETE

FORCA MOTRA E VËLLEZËR, DURIM, DURIM, DURIM