Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale ditën e sotme, ku u takua me qytetarët e Divjakës dhe Lushnjes.

Por kryeministri është pritur me protesta nga qytetarët të shumtë nga Lushnja, Fieri, Rrogozhina, Divjakë, të cilët mbanin në dorë pankartat “Rama ik”.

Efektivët e policisë janë duke i ndaluar protestuesit për t’u afruar në vendin, ku po zhvillohet takimi.

Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.