Ramën e lënë nervat, fyen gazetaren: Ku fiket kjo mo, paska problem me frenat! Lala: Shtati pyll dhe mendja fyell!

14/02/2020 - 07:42

Pak kohë më parë, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan, i konsideruar si një nga krerët e bandave në Elbasan. Kjo foto shkaktoi debate të forta në emisionin “Opinion” midis kreut të qeverisë dhe gazetares Klodiana Lala, debat i cili u shoqërua edhe me fyerje.

Debati:

Klodiana Lala:
 Zoti Rama a ishit ju në dijeni për rrezikshmërinë e këtij personi që sipas policisë ka prirje të theksuara kriminale? OFL deklaroi se ka drejtuar një bandë dhe ka urdhëruar vrasje!

Edi Rama: Jo! Nuk isha i informuar. Kam bërë edhe një foto tjetër shumë vite më parë dhe e kishin vënë në mur.

Lala: Keni bërë takimet e Partisë Socialiste. Keni bërë takimet në pronën e një personi që konsiderohet si një nga krerët e bandave në Elbasan. Jeni shoqëruar nga njerëz që kanë informacion për qytetin.

Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e Partisë Socialiste janë të Partisë Socialiste.

Lala: Por policia ka për detyrë të ruaj edhe kryeministrin.

Rama: Kishte hall mos më vrisnin tek ai hoteli?

Lala: Ky zotëria këtu, i keni çuar një formular, atë vajzën simpatike me syze dhe kapele. Mos më ironizo, mos më intimido.

Rama: Ti po më intimidon mua me nivelin rrazotera të komunikimit.

Lala: Më lër të rendis faktet dhe mund të intimidoni sa të doni por faktet nuk i intimidoni dot. Zotërisë i keni dërguar një letër për të deklaruar pasurinë. Sipas Policisë së Shtetit ky zotëria duhet të ishte prapa hekurave. Do të duhet të ishin zbardhur atentatet sepse i ka mbijetuar dy atentateve dhe të vrarëve brenda familjes së tij. Po e trajtonin këtë historinë e OFL si akt normativ, i cili është antikushtetues. Por, nuk dua t’i hyj kësaj.

Rama: Mos i hyr fare se qenke tap-topi në këtë pjesë, merru me fushën.

Lala: Ke shkuar në pronën e një krimineli.

Rama: E para e punës, mësohu që kur më drejtohesh mua, meqë pretendon se je e fushës…

Lala: Nuk pretendoj, kam arsimimin përkatës.

Rama: Unë qahesha nga Mark Marku, po kjo qenka…Qetësohu! Unë do merrem me çfarë të dua unë. Ke 10 minuta që flet përçart. Rrr..rr..kur ndalon!

Fevziu ngre zërin: O Klodi, mos i ndërhy se merret me ty dhe të merr kohë. Lëre mos i ndërhy se merret me ty dhe ikën 40 minuta.

Lala: Mund të na japësh përgjigje?

Rama: Unë do të jap përgjigje kur t’i të mbyllësh gojën dhe të flas unë. Se ti paske problem me frenat.

Lala: E ke parasysh atë shprehjen popullore; Shtati pyll dhe mendja fyell!

Rama: Sa i përket fotografisë nuk kam asnjë pishman. Nuk kanë lidhje fare këto gjëra. Unë dal në hollin e një hoteli dhe vjen dikush dhe unë bëj. Unë futem kudo.

Debati ka vijuar edhe më vonë, në emision, teksa gazetarja Lala ka këmbëngulur se krimi dhe korrupsioni në politikë nuk është goditur, duke sjellë në vëmendje rastin e Vangjush Dakos së Durrësit.

Rama: Kjo e paska të bukur këtë kjo flet dhe qesh me vete

Lala: Po gënjeshtër është Zoti Rama…sepse njeriu më i pushtetshëm në Durrës ka dhënë garanci për eksponentin më të rrezikshëm…

Rama: Moj zonjë po ku ka njerëz të pushtetshëm….

Lala: …dhe nuk mund të gënjesh opinionin publik

Rama: Më lër të mbaroj …moj zonjë nuk ka njerëz të pushtetshëm…uaaa Kjo qenka… po fiku moj një minutë fiku, fiku moj një sekondë

Lala: Të ndërhysh pikërisht…

Rama: shi shi flet dhe me gisht , po ule gishtin moj fiku …po me lër moj të shpjegoj

Lala: …e keni krijuar dhe u bë reforma në drejtësi për të pastruar sistemin që keni sot pas 7 vitesh qeverisje që jo vetëm sistemi nuk është pastruar

Rama: ca është kjo moj…

Lala: Ju vet ndërhyni dhe po merrni dhe po merrni kompetencat e SPAK-ut…

Rama: Po këto i ke thënë i ke stërthënë …unë këtë po të shpjegoj ti spo më lë të flas

Lala: Nuk është justifikim që gjyqësori u paska…

Rama: Po më lër moj të flas…

Lala: Cili është ai polic apo gjykatës që të marrë dhe të dënojë një njeri që ka mburojë politike

Edi Rama: Kjo qenka …moj zonjë …ti ke sjellë atë që sduhet …moj zonjë më lër të flasë moj …po çke denoncuar ti moj, ti këto thuaja vetes

Lala: Vangjush Dako u kap…

Rama: Ore Fevzi jam duke shpjeguar arsyen pse kam ardhur…po qeka e papame kjo, kjo nuk fiket mo…

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompozitori dhe këngëtari i njohur lirik, Avni Mula u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, një lajm i trishtë, i cili u bë i ditur nga vajz

Në mbledhjen e sotme që pritet të mbajë Këshilli Bashkiak i Durrësit në mesditë, njoftohet se në rend dite janë shtuar edhe 3 pika të tje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook shifrat se si ka ndryshuar mbështetja për bletarinë.

Ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, i ftuar në Çim Peka LIVE, shpjegoi sërish se përse u largua nga Partia Demokratike në fillim.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë qeverinë pasi nuk po u ofron qytetarëve trajtim shëndetësor falas për COVID-

Në Durrës, procesi i rindërtimit po vijon me riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve me nivel dëmi DS1, DS2, DS

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e preside

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar, pas vdekjes në një minierë në Dibër të një inxhinieri dhe dy punëtorëve.

Presidenti Ilir Meta ka shkruar një mesazh ngushëllimi për popullin francez pas sulmeve terroriste ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se ka një detyrim për të gjithë demokratët.