Deputeti Ervin Salianji nuk do të jetë më sekretar i Aksionit Qytetar në PD, kjo pasi kreu i PD-së Lulzim Basha vendosi ta shkrijë këtë post.

Në një reagim për mediat jashtë PD-së, Sailanji nuk nguroi ta cilësonte si proces me intriga apo lojë pa top, ndërsa tha se i vetmi lajm është nisja e protestave.

"Nuk ka rëndësi nëse luan pa top apo luan me intrigë, unë luaj me zemër dhe do të vazhdoj të kontribuoj fuqishëm edhe pa pasur asnjë funksion. Sot lajmi duhet të jetë vetëm protestat dhe bashkimi i çdo demokrati dhe çdo opozitari për të rrëzuar Ramën."