Maxhoranca ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme ditën e nesërme, më 16 janar në orën 17:00 për miratimin e dekreteve të ministrave të rinj.  

PD do të marrë pjesë nesër në seancën plenare të jashtëzakonshme. Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë depozituar emrat e të gjithë grupit për të diskutuar.

Po kështu mësohet se deputetët e PD do të fokusohen tek qeverisja e Ramës dhe kriza që ka përfshirë vendin.